Thursday, April 6, 2017

Erdoğan: Evropa do të paguaj shumë rëndë çmimin e saj

"Tashmë Evropës nuk i ka mbetur asnjë fjalë që të shprehet as kundër botës dhe as kundër nesh. Përballë nesh ka një kontinent të kalbur në çdo aspekt", tha Erdoğan


Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e inagurimeve masive në sheshin 'Kuvayi Milliye' në qytetin Ballëkesir tha se "Evropa ndodhet në një situatë ku ka marrë fund, të rraskapitur por do të paguajë rëndë çmimin e saj. Në këtë proces është shkatërruar gjithçka që kanë pretenduar se kanë mbrojtur për shekuj. Duhet të dini si të tillë se sot përpara syve të miliarda njerëzve Evropa është qendra e presionit, dhunës, nazizmit dhe jo e demokracisë, e të drejtave dhe lirive të njeriut. Partitë raciste po i përdorin në majë të gishtave liderët evropianë dhe qeveritë evropiane. Tashmë Evropës nuk i ka mbetur asnjë fjalë që të shprehet as kundër botës dhe as kundër nesh. Përballë nesh ka një kontinent të kalbur në çdo aspekt".

"Kujtuan se do të na frikësonin ne dhe popullin tonë me kërcënimet e tyre. FETO, në këtë rrugë ka mobilizuar të gjitha mundësitë e saj nëpërmjet militantëve. Kur nënkontraktorët e tyre nuk dhanë rezultat këtë herë hynë në veprim vetë në mënyrë të drejtpërdrejt. Nuk kanë lënë paturpësi pa kryer kundrejt ministrave dhe deputetëve tanë që kanë vajtur në vendet evropiane për t'u takuar me qytetarët tanë. Ndërkohë që u mbyllën dyert ministrave dhe deputetëve tanë respektuan militantët e organizatës terroriste, duke u siguruar atyre bulevardet më të populluara që ata të kryenin veprimtari me copat prej lecke të organizatës terroriste, madje nën mbrojtjen e policisë së tyre i siguruan edhe sallat më të mëdha që ato të mbanin takime. Gjykata kushtetuese nxjerr vendim për dy orë që presidenti i Turqisë nuk mund të lidhet nëpërmjet telekonferencës, ndërkohë që krerët e organizatës terroriste në Kandil lidhen në transmetim të drejtpërdrejt në vendin që dëshirojnë. Kush e bën këtë? Disa nga vendet e Evropës, kryesisht Gjermania. Holanda e cila vërshoi mbi qytetarët e mi qentë dhe kuajt e tyre", deklaroi Erdoğan në fjalën e tij.
Ndër të tjera presidenti Erdoğan ka shtuar se "Përpara Parlamentit zviceran hapën një pankartë të madhe, ku mbi të ndodhej fotografia ime dhe një armë që drejtohej mbi të. Shprehjet ‘vrisni Erdoğan-in‘ kë do vrisni? Ne kur jemi nisur në këtë udhë kemi veshur qefinin. Ne kemi besuar se ka një fat mbi fatin, gjë e cila tek nuk ekziston".
"Jeta jote është gënjeshtër"
Duke iu drejtuar liderit të partisë opozitare CHP, Erdoğan, tha: "Kılıçdaroğlu, unë i bëra thirrje popullit tim, edhe ti si një anëtar i popullit ashtu si i gjithë populli im pse nuk qëndrove bashkë me popullin, por u largove pasi zbrite në Yeşilköy? (rajoni ku ndodhet aeroporti ataturk në Stamboll). Ku mbeti fjala juaj se po të ndodhë grusht shteti unë do të jem i pari që do të ngjitem mbi tank, çfarë ndodhi? Jeta jote është gënjeshtër".
"Sa herë që hapin gojën çfarë thonë? ‘Ne jemi partia e Ataturkut‘. Po të ishte gjallë do të kërkonit vend për t'u fshehur, sepse nuk jeni të denjë", tha Erdoğan.
"Nuk po respektoni të rinjtë që Ataturku u la amanet Republikën. Çfarë ka thënë veterani Mustafa Kemal Ataturk? Ai ka thënë që ‘Republikën ua lë amanet të rinjve‘. Ndërsa ju thoni të kundërtën. Poshtëroni dhe kërcënoni vazhdimisht popullin", tha mes tjerash presidenti Erdoğan.

Turkes: Sulmi me armë kimike, tregues i egërsisë së Asadit

“Vërtetë bëhet fjalë për egërsi, barbarizëm. Kjo më nuk mund të quhet as luftë, kjo është më keq. Civilët masakrohen duke u përdorur armët kimike"

Zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, Tugrul Turkes, deklaroi sot në Ankara se sulmi me armë kimike në Idlib të Sirisë në të cilin u vranë më shumë se 100 civilë, shumica fëmijë, është tregues i egërsisë së Bashar al-Asadit
“Vërtetë bëhet fjalë për egërsi, barbarizëm. Kjo më nuk mund të quhet as luftë, kjo është më keq. Civilët masakrohen duke u përdorur armët kimike. Pikë. E dyta, arsyetimet dhe mbrojtja lidhur me këtë janë të mangëta dhe të pamjaftueshme”, tha Turkes
Ai kujtoi qëndrimin e Turqisë lidhur me regjimin e Bashar al-Asadit në Siri, i cili nga fillimi ka mbetur i pandryshuar, në raport me atë se Asadi nuk mund të qëndrojë në pushtet.
Turkes tha se sulmet me armë kimike në Idlib i kanë bërë pjesëtarët e regjimit të Asadit. “Për fat të keq, janë sulmuar civilët. Kryesisht kanë pësuar gratë dhe fëmijët”, tha Turkes

Wednesday, April 5, 2017

Hip në 72 numri i viktimave nga sulmi kimik në Siri, gjysma fëmijë e gra

Numri i të vrarëve nga sulmi i dyshuar me armatim kimik kundër një qyteti nën kontrollin e kryengritësve në Siri, ka arritur në 72 vetë, tha sot Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, sot më vonë gjatë ditës, përgatitet për një seancë urgjente për të diskutuar për këtë çështje.


Më parë ishte raportuar për 58 vetë të vrarë.

Vlerësohet se ndër të vrarët gati gjysma janë fëmijë dhe femra.
Ky observator nuk ishte në gjendje të thotë se çfarë materjeje kimike ishte përdorur në sulmin e djeshëm vdekjeprurës në qytetin, Khan Sheikhoun, por personeli lokal mjekësor tha se ishte e mundshme që është përdorur gazi Sarin.
Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera e kanë fajësuar qeverinë e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për këto vrasje, ndërsa Rusia, që ka autoritet për të paraqitur veto në Këshillin e Sigurimit, e ka mbrojtur aleatin e saj, Bashar al-Assad.
Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se ky sulm ishte psojë e rrjedhjes së gazit nga një depo e armatimit të kryengritësve, pasi ishte goditur nga sulmet ajrore të qeverisë së Sirisë. Qëndrim të këtillë kishte edhe qeveria e presidentit Assad.

Erdoğan: O Asad vrasësi si do të shpëtosh nga mallkimet

"O Asad vrasësi si do të shpëtosh nga mallkimet e këtyre? Bota, Kombet e Bashkuara që qëndrojnë të heshtur përballë kësaj, si do ta jepni llogarinë e kësaj?", deklaroi Erdoğan
           

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e inagurimeve masive në ish stadiumin Atatürk në qytetin Bursa të Turqisë, në lidhje me sulmet kimike në Siri tha: "O Asad vrasësi si do të shpëtosh nga mallkimet e këtyre? Bota, Kombet e Bashkuara që qëndrojnë të heshtur përballë kësaj, si do ta jepni llogarinë e kësaj?".
"Skema e mirëqenies artificiale e ndërtuar në Evropë po rrënohet", tha Erdoğan.
"Bashkimi Evropian që ka një mesatare të moshës 43 vjeç, ka vështirësi që t'u gjejë punë të rinjve të saj. Tashmë Evropa nuk është më shpresë e punësimit. Ata që na kërcënojnë neve me ekonomi, me viza, me tregti fillimisht të kthehen e të shohin veten e tyre. Nuk janë në situatë të mirë. Kur ta bëjnë këtë do të shikojnë një kontinent që të ardhurat i pakësohen, borxhet i rriten dhe krahas këtyre të gjithave po ngushtohet tregtia, po i bien investimet. Papunësia në rritje dhe një kontinent që po plaket. Pikërisht atëherë do të kuptohet se kush ka nevojë njëri apo tjetri", tha Erdoğan.

Sunday, March 19, 2017

Presidenti Erdogan eshte i vetmi lider musliman çka ka pasur guximin haptas të kundërshtoj një President Izraelit (VIDEO)


Erdoğan: Balloja me maska ka përfunduar

Ata që deri tani janë përpjekur të na zënë ngushtë me mashat e tyre, me organizatat terroriste që përkrahin duke i dhënë armë, tashmë kanë zbritur vetë personalisht në terren"
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Fondacionit Përhapja e Dijes, ka deklaruar: "Përjetimet e ndodhura ditët e fundit në Evropë, tregojnë se ka kaluar në një fazë të re lufta e kryer kundër vendit dhe kauzës sonë. Ata që deri tani janë përpjekur të na zënë ngushtë me mashat e tyre, me organizatat terroriste që përkrahin duke u dhënë armë, tashmë kanë zbritur vetë personalisht në terren. Vëllezërit e mi balloja me maska ka përfunduar", raporton Turkey News (RTE)

Duke kritikuar pengesat ndaj ministrave dhe deputetëve turq në Evropë, Erdoğan tha se "Lejojnë të flasin PKK-në, lejojnë FETO-n. Kryetari i dhomës së avokatisë shkon nga Turqia dhe kryen takime atje bashkë me këto zgjatimet e organizatës terroriste. Kush është ky? Kryearti i dhomës së avokatisë, i ashtuquajtur jurist, profesor...."
"Ka nga ata të cilët nuk duan të fusin në Parlamentin Evropian Daily Sabah. Japin propozime për atë", është shprehur Erdoğan duke shtuar se "A e dini se çfarë sjellin këta tani, sjellin kundërpërgjigjen. Nëse ata nuk lejojnë hyrjen e një gazete lokale tonën, atëherë edhe ju do të merrni kundërpërgjigjen e kësaj në Turqi."
Duke vënë në dukje se 16 prilli është dita e thyerjes, Erdoğan ndër të tjera është shprehur: "Kemi hequr pengesat për gratë dhe të rinjtë tanë në politikë, administratë, tregti dhe në çdo fushë. Sot vajzat tona mund të kryejnë detyrën lirshëm në administratën shtetërore, në atë akademike, në pozitat më të larta të biznesit, në gjyqësor, në forcat e armatosura dhe në çdo fushë. Nga ku kemi qenë dhe nga ku kemi ardhur...ku e kemi nisur dhe ku kemi mbërritur. Shpresojmë se përpara nesh ka ditë edhe më të mira. Ja edhe 16 prilli në të njëjtën kohë është dita ku do të jepet vendimi i kësaj. Kjo është e rëndësishme. 16 prilli në të njëjtën kohë është edhe dita e thyerjes."
Pasi është shprehur se "duhet të qëndrojmë drejtë", Erdoğan ka shtuar më tej se "Atyre që na kanë frikësuar fshehtas iu them se ato ditë kanë përfunduar. Tashmë nuk ka më një Turqi që nënshtrohet ndaj kërcënimeve, detyrimeve tuaja. Nuk lejojmë që të preket as edhe një qime floku e qytetarëve tanë. Çdo vend që e tenton këtë do të përballet me rezultatet."