Thursday, April 6, 2017

Turkes: Sulmi me armë kimike, tregues i egërsisë së Asadit

“Vërtetë bëhet fjalë për egërsi, barbarizëm. Kjo më nuk mund të quhet as luftë, kjo është më keq. Civilët masakrohen duke u përdorur armët kimike"

Zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, Tugrul Turkes, deklaroi sot në Ankara se sulmi me armë kimike në Idlib të Sirisë në të cilin u vranë më shumë se 100 civilë, shumica fëmijë, është tregues i egërsisë së Bashar al-Asadit
“Vërtetë bëhet fjalë për egërsi, barbarizëm. Kjo më nuk mund të quhet as luftë, kjo është më keq. Civilët masakrohen duke u përdorur armët kimike. Pikë. E dyta, arsyetimet dhe mbrojtja lidhur me këtë janë të mangëta dhe të pamjaftueshme”, tha Turkes
Ai kujtoi qëndrimin e Turqisë lidhur me regjimin e Bashar al-Asadit në Siri, i cili nga fillimi ka mbetur i pandryshuar, në raport me atë se Asadi nuk mund të qëndrojë në pushtet.
Turkes tha se sulmet me armë kimike në Idlib i kanë bërë pjesëtarët e regjimit të Asadit. “Për fat të keq, janë sulmuar civilët. Kryesisht kanë pësuar gratë dhe fëmijët”, tha Turkes

No comments:

Post a Comment